Japim me qira një ambient zyre në një nga zonat më të kerkuara dhe të zhvilluara të Tiranës, përgjatë Rrugës së Kosovarëve. Zyra ndodhet në katin e parë të një godine cilësore, e mirëadministruar dhe me recepsion funksional në hyrje, që garanton një standard të lartë shërbimi dhe imazh serioz për çdo biznes.
Hapësira është e organizuar në koncept open space, duke ofruar fleksibilitet maksimal për ndarjen dhe shfrytëzimin efikas të ambientit, sipas natyrës së aktivitetit. Zyra është e pajisur me sistem qendror kondicionimi dhe aspirimi, që siguron kushte optimale pune dhe komoditet.
Një zgjedhje ideale për kompani që kërkojnë vendndodhje strategjike, kushte moderne dhe një ambient profesional në përputhje me standardet bashkëkohore të funksionimit.
SPEED117666
Për më shumë informacion apo për të organizuar një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.