Apartament 2+1+2 me Qira – Rruga e Kosovarëve, pranë Digës së Liqenit
Jepet me qira një apartament cilësor në një nga zonat më të preferuara dhe të qeta të Tiranës, në Rrugën e Kosovarëve, shumë pranë digës së Liqenit Artificial. Zona ofron ajër të pastër, akses të shpejtë në qendrën e qytetit dhe afërsi me shërbime të ndryshme si markete, bare, restorante dhe institucione arsimore.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 128 m² dhe ndodhet në katin e katërt të një ndërtese të mirëmbajtur dhe të pajisur me ashensor. Ka orientim nga lindja, gjë që i siguron dritë natyrale gjatë gjithë mëngjesit dhe një pamje të mrekullueshme nga Liqeni.
Organizimi i brendshëm është funksional dhe komod:
▫ Ambient i bollshëm ndenjjeje dhe ngrënieje
▫ 2 dhoma gjumi të ndriçuara natyralisht
▫ 2 tualete të mirëorganizuara
▫ Ballkon me akses nga ambienti ditor
▫ Pajisje dhe mobilim bashkëkohor
▫ Apartamenti është i sapo sistemuar dhe ofrohet totalisht i mobiluar, gati për banim.
Detaje të tjera:
▫ Sipërfaqe: 128 m²
▫ Kati: 4
▫ Pamje nga Liqeni
▫ Orientim lindor
▫ Çmimi i qirasë: 1300 euro/muaj
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të kontaktoni 0696304003.