




+10
Apartament 3+1per Qira tek "Garden Building"
Garden Building, Rruga e Kavajës, Tiranë
Ofrojmë apartament luksoz për qira në Rrugën e Kavajës, në një prej rezidencave të banimit të ndërtuara së fundmi në këtë zonë, tek "Garden Building". Apartamenti ndodhet në katin e 14-të, me një pozicion të favorshëm, pamje të lirë dhe pa ekspozim ndaj zhurmave. Investimi përfshin punime të brendshme dhe mobilim të ideuar me arkitekt, me pajisje të firmave cilësore. Prona ka sipërfaqe 140 m² dhe organizohet në 3 dhoma gjumi, dhomë ndenjeje, 2 ballkone dhe 2 tualete. Lokacioni është afër qendrës dhe ofron shërbime të larmishme. Disponohet post parkimi me çmim ekstra.
Data e publikimit: 23/11/2026Vizita të pronës: 23