Ambient biznesi me qera në Square 21, Tiranë – 40m², 1,500€
Ambient Parukerie / Estetike Me Qira Pranë Square 21, Rruga E Kavajës
8
€1,500.00 /muaj
Square 21, Rruga e Kavajës, Tiranë
1 Dhoma
1 Banjo
40
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
AMBIENT PARUKERIE / ESTETIKE ME QIRA PRANË SQUARE 21, RRUGA E KAVAJËS
Jepet me qira një ambient modern dhe funksional, i përshtatshëm për aktivitet parukerie dhe estetike, i pozicionuar në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, pranë Square 21, në Rrugën e Kavajës.
Ambienti ndodhet në katin 0, ka një sipërfaqe prej 40 m² dhe është i organizuar në mënyrë efikase për zhvillimin e disa shërbimeve njëkohësisht, duke përfshirë hapësirë të dedikuar për parukeri, estetikë dhe shërbime thonjsh. Gjithashtu, disponon tualet dhe një verandë të vogël që shton komoditetin dhe funksionalitetin e ambientit.
Prona ndodhet buzë rruge, duke ofruar vizibilitet maksimal dhe akses të lehtë për klientët, një avantazh i rëndësishëm për çdo biznes në këtë sektor. Ambienti është i sapo investuar, gati për përdorim të menjëhershëm, pa nevojë për ndërhyrje shtesë.
Qiraja mujore: 150,000 Lekë.
Një mundësi ideale për profesionistë të fushës së bukurisë që kërkojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në një zonë strategjike dhe me fluks të lartë.
Veçori te pronës
Ballkon
Ngrohje qendrore
Alarm
Internet
Lavatrice
Tharës robash
Lares enesh
Hapsire parkimi
Lulishte
TV kabllor
Internet kabllor
Statistika
Data e publikimit: 25/03/2026Vizita të pronës: 414