




Apartament 1+1 për Qira – Rruga e Elbasanit
Rruga e Elbasanit, Tiranë
Jepet me qira apartament modern 1+1, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën e Elbasanit. Apartamenti ndodhet në katin e 2-të të një pallati të ri, me ashensor dhe shumë mirë të mirëmbajtur. Është i përshtatshëm për çift, dy persona ose për investim në Airbnb. Karakteristikat e pronës: sipërfaqe totale 70 m², sipërfaqe neto 65 m², organizimi 1+1, 1 dhomë gjumi, 1 tualet, kati 2, 1 ballkon, orientimi jug-lindje, pamje nga rruga kryesore dhe pallat i ri me ashensor. Investim cilësor, i realizuar nga fillimi me arkitekt. Veçoritë përfshijnë parket AC6, dyer dhe dritare cilësore, xhama Triplex, mobilim dhe arredim krejtësisht të ri, tualet me materiale cilësore, sistem aspirimi dhe punime e përfundime me standard të lartë. Vendndodhja: Rruga e Elbasanit, Tiranë. Një zgjedhje ideale për banim ose investim në Airbnb, falë pozicionit strategjik, arredimit modern dhe cilësisë së lartë të punimeve.
Data e publikimit: 27/11/2026Vizita të pronës: 15