




+4
Ambient Zyre Ne Qender Biznesi Me Qira, Rruga E Elbasanit!
Rruga e Elbasanit, Tiranë
Jepet me qira ambient zyre i pozicionuar në një qendër biznesi në Rrugën e Elbasanit, në një zonë të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale. Ambienti ka një sipërfaqe prej 60 m² dhe ndodhet në katin e dytë të qendrës së biznesit. Organizohet në dy dhoma të veçanta, të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet një korridori, duke ofruar funksionalitet dhe mundësi për organizimin e hapësirës sipas nevojave të aktivitetit. Jepet i arreduar dhe është i përshtatshëm për zyra administrative, konsulence, kontabiliteti, avokatie, agjenci imobiliare, marketingu apo aktivitete të tjera profesionale. Tualetet janë të përbashkëta. Në çmimin e qirasë përfshihen administrimi i qendrës së biznesit, uji, energjia elektrike dhe interneti. Çmimi i qirasë: 165,000 lekë/muaj (neto).
Data e publikimit: 27/10/2026Vizita të pronës: 2