



+4
Apartament me qera Tiranë 1+1 (2 ballkone) pranë Down Town
Rruga e Elbasanit, Tiranë
Apartament me qera në Tiranë, përballë Down Town, në Rrugën e Elbasanit. Ofrohet apartament 1+1 me kuzhinë më vete, me sipërfaqe 87 m², i vendosur në katin e 4-të të një pallati ekzistues. Kjo zgjidhje është ideale për ata që kërkojnë shtepi me qera tirane me organizim funksional dhe akses të shpejtë drejt qendrës. Apartamenti përbëhet nga një dhomë gjumi, ambient ndenjeje dhe ambient gatimi të veçuar për më shumë privatësi e komoditet, si dhe një banjo. Ka 2 ballkone, të cilat sjellin dritë natyrale dhe krijojnë hapësirë shtesë për relaksim. Orientimi Jug siguron ndriçim të mirë gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndërsa sistemi i kondicionimit garanton komfort në çdo sezon. Në një nga zonat më të preferuara të qytetit—pranë shërbimeve, bizneseve, bareve dhe restoranteve—apartamenti ofron një pozicionim të shkëlqyer për jetesë ose akomodim afatgjatë. Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, na kontaktoni.
Data e publikimit: 22/08/2026Vizita të pronës: 143