



+5
Bulevardi Zhan D'Ark, Rruga e Elbasanit, Tiranë
"Downtown One" eshte kulla e mirenjohur e cila ka te gdhendur ne fasaden e saj harten e Shqiperise. Pozicionohet ne "Unazen e vogel" te Kryeqytetit, prane Rruges se Elbasanit, Piramides, Bulevardit kryesor dhe Stadiumit Air Albania. Apartamenti ndodhet ne katet e larta dhe me pamje nga unaza dhe Xhamia e Namazgjase. Apartamenti perbehet nga salloni i ndenjes, kuzhine e vecuar, 2 dhoma gjumi njera prej te cilave me tualet dhe garderobe personale, 2 tualete dhe 2 ballkone. Mobilimi do jete ultra modern ashtu si shikohet dhe ne renderat e mesiperm. Godina eshte me standarte moderne ku vlen te permenden 4 ashensore, sistem antizjarr si ne ambientet e perbashketa, ashtu dhe ne apartament, shkalle antizjarr, izolim termik dhe akustik te jashtem dhe te brendshem, ngrohje ftohje qendrore etj. Ne cmim perfshihet dhe nje post parkimi ne katin -2. Apartamenti do jete gati ne fillim te muajit korrik. Per me shume informacion me telefononi.
Data e publikimit: 09/07/2026Vizita të pronës: 158