



+4
Apartament 1+1 Per Qira, Rruga E Elbasanit!
Rruga e Elbasanit, Tiranë
Ofrojmë për qira apartament 1+1 në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, tek fillimi i Rrugës së Elbasanit. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të të një pallati ekzistues të mirëmbajtur dhe ofron një organizim funksional e praktik për jetesë komode. Apartamenti përbëhet nga një koridor shpërndarës, i cili mundëson akses në të gjitha ambientet: një sallon i bollshëm dhe i ndriçuar natyralisht, kuzhinë e veçuar, një dhomë gjumi e rehatshme si dhe një tualet me ajrim natyral. Zona ku ndodhet apartamenti është shumë e favorshme, me akses të shpejtë në qendër të qytetit, pranë institucioneve, shërbimeve dhe linjave të transportit publik, duke e bërë një zgjedhje ideale për një jetesë praktike dhe dinamike. Ky apartament është i përshtatshëm për një person apo një çift që kërkon rehati, qetësi dhe një vendndodhje strategjike. Cmimi 55,000leke Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Data e publikimit: 05/04/2026Vizita të pronës: 285