Rruga e Barrikadave - photos
Rruga e Barrikadave - photos
Rruga e Barrikadave - photos
Rruga e Barrikadave - photos

+5

€1,200 /muaj

Apartament 2+1 me qera në Rruga e Barrikadave, Tiranë – 102m², 1,200€

"Rruga e Barrikadave", Jepet me qira apartament modern 2+1+2 me verandë – Në zemër të Tiranës!

Rruga e Barrikadave, Tiranë

2 Dhoma
2 Banjo
102
Ka certifikatë pronësie

Pershkrimi i pronës

Jepet me qira apartament modern 2+1+2 me verandë – Rruga e Barrikadave. Ofrohet për qira një apartament modern me tipologji 2+1+2, i pozicionuar në katin e 4-t të një objekti të ri, të ndërtuar vitet e fundit, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, Rruga e Barrikadave. Apartamenti ka një sipërfaqe neto prej 102 m², të organizuar në mënyrë funksionale, si dhe një verandë prej 20 m² me pamje të lirë, e cila ofron një ambient ideal për relaks dhe kohë cilësore në natyrë. Organizimi i brendshëm përfshin: Sallon të bollshëm së bashku me ambientin e gatimit; 2 dhoma gjumi; 2 tualete; Verandë 20 m² me pamje të hapur. Prona ofrohet me mobilim modern dhe cilësor, me ndriçim të bollshëm natyral falë orientimit të favorshëm dhe hapësirave të mëdha. Vendndodhja është një nga pikat më të forta të apartamentit, vetëm pak minuta nga qendra e Tiranës, me akses të menjëhershëm në rrugët kryesore, transport publik, institucione, shkolla, supermarkete dhe çdo facilitet të nevojshëm për një jetesë komode. Për ata që kërkojnë komoditet maksimal, apartamenti disponon edhe post parkimi, i cili ofrohet me çmim ekstra. Një pronë ideale për familje ose profesionistë që dëshirojnë të jetojnë në një ambient modern, me hapësira të bollshme dhe në një lokacion strategjik pranë qendrës së Tiranës.


Veçori te pronës

  • elevator
  • balconyBallkon
  • parkingHapsire parkimi

Statistika

Data e publikimit: 04/08/2026Vizita të pronës: 134


Harta



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme