



+11
Çmimi u ul me 7%
Apartament Luksoz me Qira në Zemër të Tiranës – Rruga e Barrikadave, pranë Sheshit Skënderbej
Qendër, Rruga e Barrikadave, Tiranë
Në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të kryeqytetit, vetëm pak hapa larg Sheshit Skënderbej, ofrohet me qira një apartament modern, i konceptuar për ata që vlerësojnë cilësinë, komoditetin dhe elegancën. Apartamenti është projektuar nga arkitekt, me një stil bashkëkohor ku çdo detaj është menduar me kujdes. Ambientet janë mobiluar me shumë shije, ndërsa pajisjet elektro-shtëpiake dhe orenditë janë të markave më prestigjioze. Organizimi përfshin 2 dhoma gjumi, sallon pritjeje, ambient gatimi modern, 2 tualete, 1 depo dhe 1 ballkon. Pozicionimi në zemër të Tiranës ofron akses të menjëhershëm në institucione, qendra biznesi, restorante, kafene, qendra tregtare dhe shërbime të tjera. Prona është plotësisht e mobiluar dhe ka hipotekë.
Data e publikimit: 30/06/2026Vizita të pronës: 214