



+16
Apartament 2+1+2+ Post Parkimi Me Qira, Rruga E Barrikadave, Tirane!
Rruga e Barrikadave, Tiranë
Jepet me qira një apartament modern i tipologjisë 2+1+2+post parkimi, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, tek Rruga e Barrikadave, pranë gjimnazit “Sami Frashëri”. Organizimi është funksional dhe komod: sallon i bollshëm, ambient gatimi i veçuar, 2 dhoma gjumi, korridor shpërndarës, 2 tualete, garderobë dhe 2 ballkone. Apartamenti është totalisht i investuar, me standarde bashkëkohore dhe detaje cilësore: ndërtim i ri, sistem chiller për ngrohje/ftohje, ndriçim LED, elektroshtepiake të cilësisë së lartë dhe grila. Ndodhet në katin e 3, me një sipërfaqe totale prej 140 m² dhe sipërfaqe të brendshme 125 m², në një pallat të ri buzë rrugës kryesore. Është plotësisht i mobiluar dhe ofrohet me qira mujore 1700 euro neto.
Data e publikimit: 05/05/2026Vizita të pronës: 222