JEPET ME QERA APARTAMENT 2+1+2 ME HIPOTEKE, RRUGA E DIBRES "ARLIS FARMACIA 10"
10
€600.00 /muaj
rruga dibres, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
97
Pershkrimi i pronës
Apartamenti ndodhet në një nga komplekset më të kërkuara në kryeqytet, tek Kompleksi Arlis Farmacia 10.
Zona në të cilën ndodhet apartamenti po zhvillohet me hapa të shpejtë, sidomos vitet e fundit, si një zonë rezidenciale me të gjitha facilitetet dhe shërbimet që shoqërojnë qëndrat e banuara.
• Informacion mbi Apartamentin:
- Sipërfaqe e brendshme: 97 m².
- Sipërfaqe totale: 113.5 m².
- Pozicionohet në katin e 6, të një ndërtimi të ri me ashensor.
- Organizimi: korridor shpërndarës, ambjent ndenjie dhe gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete (me aspirim) dhe 2 ballkone.
- Planimetri shumë e rregullt dhe e shfrytëzueshme në maksimum.
- Në fazë përfundimtare të ndërtimit.
- Disponon hipotekë
• Cilësia e ndërtimit sipas standarteve europiane:
- Izolim Akustik: Muret ndarës midis apartamenteve dhe muret ndarës me korridoret e shkallëve do të jenë termikisht të izoluar duke përdorur pambuk mineral me trashësi 50 mm të vendosur ndërmjet dy mureve prej 10 cm.
- Termoizolim: Teknologjia e përdorur për termoizolim ju mundëson të keni një ambjent banimi të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke ju kursyer energjinë elektrike.
- Ambjente të përbashkëta: Oborret e brendshme që krijohen, do të trajtohen me hapësira të gjelbërta për ti ofruar një ambjent të jashtëm sa më të mirë dhe të rehatshëm për banorët e objektit: sheshe, trotuare, gjelbërim, ndriçim i jashtëm, ambjente shplodhëse dhe hapësira shërbimi.
Për informacion më të detajuar dhe vizitë në pronë mos hezitoni të na kontaktoni!