




+2
Jepet me qera apartament 1+1 pranë Rrotullimit në Astir!
Astir, Rrotullimi Astir, Tiranë
Ofrohet për qera apartament 1+1 në një pozicion shumë të favorshëm pranë Rrotullimit në Astir, një zonë e preferuar për banim falë aksesit të lehtë me rrugët kryesore, transportin publik dhe të gjitha facilitetet e nevojshme pranë. Apartamenti pozicionohet në katin e 5-të të një pallati me ashensor, ka një sipërfaqe prej 68 m² dhe organizohet në ambient ndenje së bashku me këndin e gatimit, një dhomë gjumi, tualet, korridor shpërndarës dhe ballkon. Ofrohet totalisht i mobiluar dhe i pajisur me 2 kondicionerë, duke garantuar rehati maksimale gjatë gjithë vitit. Falë orientimit jug-perëndim, apartamenti përfiton ndriçim natyral të bollshëm gjatë ditës dhe një ambient të ngrohtë e komod për banim. Një zgjedhje ideale për individë apo çifte që kërkojnë komoditet, pozicion strategjik dhe kushte shumë të mira jetese. Çmimi: 400 All/muaj. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Data e publikimit: 22/05/2026Vizita të pronës: 262