Ofrohet për qera duplex me sallon te bollshëm, 3 dhoma gjumi, 3 tualete, depo, garderobe dhe 2 ballkone.
Vendndodhja në një nga zonat më qendrore të qytetit, fare pranë Sheshit Skënderbej, siguron akses të menjëhershëm në çdo shërbim të nevojshëm, për shkak të pozicionimit nuk mungon asnjë facilitet, nga institucionet dhe bizneset te supermarketet, shkollat, bare, restorante dhe transporti publik. Prona ka sipërfaqe 170 m², me orientim Jug dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Planimentria është konceptuar në mënyrë që organizimi i ambienteve të jetë sa më funksional dhe praktik për jetesën e përditshme.
Në katin e parë ndodhet salloni, kuzhina e veçuar me dritare dhe ambienti i ngrënies, një dhomë teknike që shërben edhe si depo, një tualet dite dhe një ballkon. Në katin e dytë janë tre dhoma gjumi, dy prej tyre me dalje në ballkon. Dhoma matrimoniale disponon garderobë të dedikuar dhe tualet privat. Duplexi ndodhet në katin e 6 dhe 7 të një pallati të ri, ndërtim i vitit 2020, cilësor dhe i mirëadministruar. Ofrohet i arreduar me mobilim dhe punime të standardit të lartë, për çmimin 150.000 Lekë të Reja (1 Milion e 500 mijë Lekë të Vjetra).
Ofrohen edhe dy poste parkimi me pagesë ekstra.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.
Veçori te pronës
Lares enesh
TV kabllor
Hapsire parkimi
Lavatrice
Ballkon
Internet
Alarm
Ngrohje qendrore
Lulishte
Tharës robash
Mikrovale
Kitchen Area
Meeting Rooms
Prone e shërbyer
Recepsion
Qasje për karrocë
Statistika
Data e publikimit: 19/02/2026Vizita të pronës: 124