




+13
Super Vilë për Qira në Farkë – Roses Residence
Farkë, Roses Residence, Tiranë
Vilë 3-katëshe me 4 poste parkimi, me qira në Roses Residence, Farkë. Prona ndodhet në një rezidencë të vogël dhe të qetë, me akses direkt në rrugën kryesore dhe vetëm 10 minuta nga qendra e Tiranës. Vila ka sipërfaqe totale dhe të brendshme 300 m² dhe sipërfaqe toke 200 m². Ka hipotekë, oborr individual, parket druri, oxhak, sauna, sistem kondicionimi Daikin Inverter, panel diellor, dritare triplex termike, tenda, aspirim dhe kondicionim në të gjithë godinën, ndriçim LED, kuzhinë të kompletuar dhe të arreduar, sistem kamerash sigurie dhe 4 poste parkimi. Kati -1 përfshin sallon ndenjeje me oxhak dhe kuzhinë, kënd të përshtatur për palestër, tualet, sauna, ambient magazinimi dhe dhomë garderobe. Kati 0 ka oborr individual, korridor hyrës, tualet, kuzhinë të veçuar me dalje në oborr dhe sallon me oxhak e dalje direkte në oborr. Kati 1 ka 3 dhoma gjumi dhe 1 tualet. Ka verandë të bollshme të përshtatur për familjen. Roses Residence ka vetëm 15 vila. E mobiluar plotësisht.
Data e publikimit: 31/10/2026Vizita të pronës: 59