




+27
Jepet Me Qera Vile Prane Rolling Hills
Rolling Hills, Tiranë
Jepet me qera vile prane Rrolling Hills e organizuar ne tre kate me pishine, ambiente te gjelberta dhe garazh te mbullur per te pakten 4 makina. Kati zero organizohet ne hollin e madh open space me oxhak, ndricim gjate tere dites me fasada xhami, dhe me pamje te lire nga pjesa e pishines; ne vazhdim ne te djathte eshte dhome gjumi me garderobe plus tualet te brendshem dhe nje tualet tjeter dite. Kati i pare eshte i organizuar ne koridorin kryesor i cili ben shperndarjen ne dhomen kryesore me tualet te brendshem, dhome e dyte me garderobe plus tualet, dhe nje dhome e trete. Kati minus nje eshte i organizuar ne kuzhine gatimi me vete, zona e ngrenies, dhome lavanterie boileri, dhome e madhe ndenje, sallon ndenje, tualet dhe dhome te lidhur me shkalle me pjesen e garazhit. Ne pjesen e perparme vila ka zonen e pishines me dush dhe nje patio me perkola druri. Vila ka hyrje te posatshme, sistem kamerash dhe rrethim pergjate gjithe viles. Vila ka 600 m2 ndertim dhe 1040 m2 truall.
Data e publikimit: 01/10/2026Vizita të pronës: 160