TRUALL ME QIRA NË RINAS LOKACION QË RRALLË DEL NË TREG! Nëse biznesi juaj kërkon pozicion strategjik, akses maksimal dhe infrastrukturë të gatshme, kjo është prona që bën diferencën. 6,333 m² truall, vetëm 800 metra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, pranë xhamisë, me akses të drejtpërdrejtë si nga rruga e Rinasit ashtu edhe nga Autostrada Thumanë-Kashar. Impiant drenimi i përfunduar. Kanalizime të realizuara. Energji elektrike. Furnizim me ujë. Ndriçimi i plotë i pronës do të vendoset në momentin e nënshkrimit të kontratës së qirasë. E gjithë prona është e rrethuar me gardh, duke garantuar siguri dhe kontroll maksimal. Ky nuk është thjesht një truall, por një mundësi e shkëlqyer biznesi në një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri. Ideale për: Kompani logjistike dhe transporti. Kapanone dhe magazina. Biznes me makina me qira. Hotel, bujtinë ose apart-hotel. Showroom, servis, qendra shërbimi dhe çdo aktivitet që kërkon ekspozim dhe akses të menjëhershëm.