



+29
Qira, Vilë Premium Me Pishine, Rezidenca Kodra E Diellit 2‼️
Kodra e Diellit 2, Rezidenca Kodra e Diellit 2, Tiranë
Jepet me qira vilë premium me pishinë private në Kodra e Diellit 2. Mundësi ideale për të jetuar në një ambient ekskluziv, ku komoditeti, privatësia dhe cilësia e jetesës bashkohen në një nga rezidencat më të kërkuara të Tiranës. Vila është e organizuar në dy kate dhe ofron hapësira të bollshme banimi, verandë për relaks dhe pishinë private. Sipërfaqe ndërtimi: 195 m²; sipërfaqe pishine: 35 m²; sipërfaqe verande: 72 m². Ka 3 dhoma gjumi, 3 tualete dhe 1 post parkimi të përfshirë në çmim. Kati i parë ka ambient ndenjeje, kuzhinë të veçuar, ambient ngrënieje, tualet dhe dalje direkte në verandën me pishinë private. Kati i dytë ka 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ambient depoje. Rezidenca ofron siguri dhe administrim të dedikuar, supermarket, park dhe kënde lojërash për fëmijë, British School, ambiente shërbimi dhe hapësira rekreative. Preferohen klientë familjarë ose të huaj.
Data e publikimit: 05/11/2026Vizita të pronës: 25