Apartament 3+1 me qera në Kodra e Diellit, Tiranë – 120m², 1,800€
Residenca Kodra E Diellit 1, Japim Me Qira Apartament 3+1+ Post Parkimi
16
€1,800.00 /muaj
Kodra e Diellit, Rezidenca Kodra e Diellit 1, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
120
Pershkrimi i pronës
Në një nga rezidencat më cilësore dhe të sigurta të Tiranës, në zgjatimin e Rezidencës Kodra e Diellit 1, ofrohet për qira një apartament ekskluziv 3+1 me post parkimi dhe oborr privat. Apartamenti karakterizohet nga hapësira të bollshme, investim maksimal në cilësi dhe një mobilim modern e të kuruar në çdo detaj. Organizimi përfshin: sallon të madh ndenjeje me ndriçim natyral, ambient gatimi të integruar, dhomë gjumi matrimoniale me garderobë dhe tualet të dedikuar, dhomë gjumi me krevat dopio, dhomë gjumi për fëmijë, tualet të përgjithshëm dhe oborr privat me dalje nga të gjitha ambientet. Cilësimet dhe investimet përfshijnë vetrata quadruplex për izolim maksimal akustik dhe termik, instalime hidraulike dhe elektrike të rinovuara, elektroshtepiake premium, grila metalike me sistem elektromotor dhe mobilim modern me porosi. Oborri ofron një verandë për relaks dhe vakte në ajër të hapur, linja për lavaman dhe mundësi për ndërtim të një këndi barbeque. Apartamenti është zgjedhje ideale për familje që kërkojnë komoditet, privatësi dhe cilësi të lartë jetese.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 07/05/2026Vizita të pronës: 223