Century 21 Imperium
Rezidenca Kodra e Diellit 1 - photos
Rezidenca Kodra e Diellit 1 - photos
Rezidenca Kodra e Diellit 1 - photos
Rezidenca Kodra e Diellit 1 - photos

+12

€1,800 /muaj

Apartament 3+1 me qera në Kodra e Diellit, Tiranë – 120m², 1,800€

Residenca Kodra E Diellit 1, Japim Me Qira Apartament 3+1+ Post Parkimi

Kodra e Diellit, Rezidenca Kodra e Diellit 1, Tiranë

3 Dhoma
2 Banjo
120

Pershkrimi i pronës

Në një nga rezidencat më cilësore dhe të sigurta të Tiranës, në zgjatimin e Rezidencës Kodra e Diellit 1, ofrohet për qira një apartament ekskluziv 3+1 me post parkimi dhe oborr privat. Apartamenti karakterizohet nga hapësira të bollshme, investim maksimal në cilësi dhe një mobilim modern e të kuruar në çdo detaj. Organizimi: sallon i madh ndenje me ndriçim natyral, ambient gatimi i integruar, dhomë gjumi matrimoniale (master) me garderobë dhe tualet të dedikuar, dhomë gjumi me krevat dopio, dhomë gjumi për fëmijë, tualet i përgjithshëm dhe oborr privat me dalje nga të gjitha ambientet. Cilësime & investime: vetrata quadruplex për izolim maksimal akustik dhe termik, instalime hidraulike dhe elektrike tërësisht të rinovuara (multistrat cilësor), elektroshtepiake premium ndër të cilat spikat marka SMEG, grila metalike me sistem elektromotor dhe mobilim modern e cilësor i realizuar me porosi. Oborri ofron një hapësirë të kuruar për relaks dhe vakte në ajër të hapur, me linja për lavaman dhe mundësi për ndërtimin e një këndi barbeque. Apartamenti është ideal për familje që kërkojnë komoditet, privatësi dhe cilësi të lartë jetese në një nga zonat më të preferuara të qytetit.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • gardenLulishte
  • kitchen-areaKitchen Area

Statistika

Data e publikimit: 06/05/2026Vizita të pronës: 250


Harta


Agjenti

Century 21 Imperium

Tauland Lila

Century 21 Imperium

Rruga Llazi Miho, Tiranë


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme