




+3
Qera, Ambient Parukerie Modern I Kompletuar - Ne Qender Te Tiranes
Qendër, Tiranë
Në një nga zonat më të zhvilluara, me popullaritet dhe më të aksesueshme në qendër të Tiranës, jepet me qira ambient parukerie modern dhe i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe aksesorët e nevojshëm bashkëkohorë. Ambienti është aktualisht në gjendje për të filluar aktivitetin. Ky ambient përbëhet nga një holl i madh i bollshëm pritës, gjysma e të cilit mund të shfrytëzohet për shtimin e aktiviteteve si nails, eyelashes dhe eyebrows, pa ndikuar në çmimin e qirasë. Vendndodhja me vizibilitet të lartë sjell frekuentim të lartë të klientëve. Për shkak të organizimit të brendshëm të qendrës, parukeria do të funksionojë çdo ditë nga ora 8:00 deri në 22:00, me pushim të dielën. Çmimi i qirasë është 100,000 lekë neto në muaj.
Data e publikimit: 26/11/2026Vizita të pronës: 8