




+8
Apartament - Për Qira - Fiori Di Bosco, Tiranë
Don Bosko, Primo Residence, Tiranë
Apartament 2+1 për qira në Don Bosko, në Primo Residence, ngjitur me kompleksin Fiori Di Bosco. Përbëhet nga korridori hyrës, kuzhina dhe ambienti i ndenjes me dalje në ballkon me orientim veri, një dhomë gjumi për fëmijë, një dhomë gjumi për çift dhe një tualet. Është totalisht i mobiluar dhe i pajisur me elektroshtepiake, përfshirë frigorifer, lavastovilje, furrë, pianurë, aspirator dhe mikrovalë. Tualeti është i investuar dhe përfshin lavatriçe, tharëse rrobash dhe tharëse peshqirësh. Apartamenti ka sistem multisplit kondicionimi me koka kondicioneri në çdo dhomë. Përfshihet një post parkimi në katin -2.
Data e publikimit: 06/11/2026Vizita të pronës: 30