



+17
Jepet me Qira Vile 3-kateshe me pishine dhe super pamje, Petrelë, Tiranë - 3500€ | 421 m²
Petrelë, Tiranë
VILË PREMIUM ME QIRA | PETRELË, TIRANË Në një nga zonat më të qeta dhe panoramike pranë Tiranës, në Petrelë, ofrohet me qira kjo vilë elegante trekatëshe, e pozicionuar mes gjelbërimit, ajrit të pastër dhe natyrës, me një panoramë të jashtëzakonshme mbi malet, qytetin dhe peizazhin përreth. E vendosur pranë Kalasë së Petrelës, vila ofron një kombinim të rrallë mes privatësisë, qetësisë dhe aksesit të shpejtë drejt Tiranës. 350 m² sipërfaqe neto. Prona është plotësisht e mobiluar dhe organizohet në ambiente të bollshme e funksionale. Përfshin 1 sallon të gjerë, 4 dhoma gjumi secila me tualetin e saj, kuzhinë të kompletuar, dhomë garderobe, depo/qilar, bodrum vere, ambient lavanderie me tharëse rrobash, terracë me pamje panoramike, oborr privat me gjelbërim, pishinë private, garazh të mbyllur për 3 automjete dhe hapësirë parkimi të jashtme.
Data e publikimit: 08/10/2026Vizita të pronës: 51