Ofrohet për qira apartament 2+1 me sipërfaqe 110 m², i pozicionuar në katin e pestë të një pallati 10-katësh me ashensor në zonën e Atsh, Pazar i Ri, Tiranë. Apartamenti është i organizuar në mënyrë funksionale me një sallon të bollshëm me dalje në ballkon, kuzhinë të hapur, dy dhoma gjumi komode, ku njëra prej tyre disponon tualet privat, dhe një tualet tjetër për vizitorët. Hapësirat e bollshme dhe organizimi praktik e bëjnë këtë pronë një zgjedhje ideale për familje ose individë që kërkojnë komoditet dhe rehati në një ambient të mirëadministruar. Çmimi i qirasë është 800 Euro / muaj. Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë, na kontaktoni.