



+14
Vilë - Për Qira - TEG, Tiranë
Petrelë, Olive Grove, Mullet, Tiranë
Vilë 3-katëshe me qira në Rezidencën Olive Grove, Petrelë. E pozicionuar përballë Kalasë së Petrelës, në një nga rezidencat më ekskluzive të zonës, kjo vilë ofron qetësi, privatësi, ajër të pastër dhe pamje panoramike të mrekullueshme. Vetëm 1.8 km nga TEG dhe 8 km nga qendra e Tiranës, rezidenca garanton akses të shpejtë dhe infrastrukturë moderne. Rezidenca ofron siguri dhe mirëmbajtje 24/7, sistem kamerash CCTV, ambiente të gjelbëruara, kënd lojërash për fëmijë, fushë multifunksionale sportive, palestër, bar-kafe, shërbime tregtare dhe transport të dedikuar drejt Tiranës. Vila është e organizuar në 3 kate dhe ofron hapësira të bollshme e funksionale: Sallon i madh pritjeje, Kuzhinë e veçuar, 3 dhoma gjumi në katet e sipërme, 3 tualete, Ballkone dhe verandë, Kopsht privat me pishinë. Në katin përdhes ndodhet një ambient shumë i madh multifunksional, i cili mund të përshtatet sipas nevojave të qiramarrësit si dhomë gjumi shtesë, studio, palestër, zyrë, playroom apo ambient rekreativ, duke e kthyer vilën në një pronë me 4 dhoma gjumi. Vila karakterizohet nga cilësi e lartë ndërtimi, fasadë e ventiluar, dritare termike dopio xham me përmasa të mëdha, sistem ngrohje-ftohje multisplit LG, oxhak, rifinitura cilësore dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Data e publikimit: 23/07/2026Vizita të pronës: 215