Olive Grove Mullet - photos
Olive Grove Mullet - photos
Olive Grove Mullet - photos
Olive Grove Mullet - photos

+14

€3,200 /muaj

Vilë 4+1 me qera në Olive Grove, Tiranë – 134m², 3,200€

Vilë - Për Qira - TEG, Tiranë

Olive Grove, Olive Grove Mullet, Tiranë

4 Dhoma
4 Banjo
134

Pershkrimi i pronës

Vilë 3-katëshe me qira në Rezidencën Olive Grove, Petrelë. E pozicionuar përballë Kalasë së Petrelës, në një nga rezidencat më ekskluzive të zonës, kjo vilë ofron qetësi, privatësi, ajër të pastër dhe pamje panoramike. Vetëm 1.8 km nga TEG dhe 8 km nga qendra e Tiranës, rezidenca garanton akses të shpejtë dhe infrastrukturë moderne. Rezidenca ofron siguri dhe mirëmbajtje 24/7, sistem kamerash CCTV, ambiente të gjelbëruara, kënd lojërash për fëmijë, fushë multifunksionale sportive, palestër, bar-kafe, shërbime tregtare dhe transport të dedikuar drejt Tiranës. Vila është e organizuar në 3 kate dhe ofron hapësira të bollshme e funksionale: sallon i madh pritjeje, kuzhinë e veçuar, 3 dhoma gjumi në katet e sipërme (me mundësi shndërrimi në 4 dhoma duke përdorur ambientin e katit përdhes), 3-4 tualete, ballkone dhe verandë, kopsht privat me pishinë. Në katin përdhes ndodhet një ambient shumë i madh multifunksional i përshtatshëm si dhomë gjumi shtesë, studio, palestër, zyrë apo ambient rekreativ. Vila karakterizohet nga cilësi e lartë ndërtimi, fasadë e ventiluar, dritare termike dopio xham me përmasa të mëdha, sistem ngrohje-ftohje multisplit LG, oxhak, rifinitura cilësore dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • gardenLulishte
  • balconyBallkon

Statistika

Data e publikimit: 11/06/2026Vizita të pronës: 229


Kontakto

Amarda Xhavara


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme