



+7
Apartament 2+1+2 Për Qira | Myslym Shyri – Pranë Qendrës
Rruga Myslym Shyri, Tiranë
Pranë qendrës së Tiranës dhe Tregut Çam, ofrohet për qira apartament 2+1+2, i pozicionuar në katin e 8-të të një kompleksi rezidencial me standarde të larta ndërtimi. Kompleksi ofron fasadë të ventiluar, dy ashensorë me akses deri në parkim dhe supermarketin në katin -1, si dhe sistem sigurie me kamera. Apartamenti organizohet në një sallon me ambient gatimi pjesërisht të veçuar, dhomë matrimoniale me tualet privat, dhomë gjumi për fëmijë, tualet kryesor, depo dhe dy ballkone. Është i arreduar me mobilie italiane dhe materiale cilësore, kuzhinë italiane të kompletuar me pajisje elektroshtëpiake dhe lavastovilje, hidrosanitare Porcelanosa, parket druri dhe sistem kondicionimi me chiller. Apartamenti ka ndriçim natyral në çdo ambient dhe ofron komoditet për një jetesë cilësore, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës.
Data e publikimit: 10/10/2026Vizita të pronës: 115