




+8
2 Vila Per Qera Ne Mullet
Mullet, Tiranë
Ofrohen 2 vila për qira në Mullet për jetesë ose investim. Vilat janë të pozicionuara përballë me njëra-tjetrën, me një oborr të përbashkët dhe një pishinë 15 m mes tyre. Sipërfaqja e truallit është 1200 m², nga të cilat 568 m² janë ndërtim. Secila vilë është 2 kate plus një kat nëntokë. Në katin 0 ka sallon, një dhomë gjumi, tualet dhe lavanderi. Në katin 1 ka 3 dhoma gjumi, secila me tualet brenda. Vilat janë konceptuar në mënyrë multifunksionale, të përshtatshme si për banim (rezidencë private), ashtu edhe për aktivitet hotelerie. Të dyja vilat aktualisht gjenerojnë të ardhura vjetore përmes Booking prej rreth 100,000–150,000 eurosh. Një mundësi për ata që kërkojnë hapësirë, privatësi, natyrë, komoditet dhe luks. Për më shumë informacion, kontaktoni agjentin.
Data e publikimit: 10/11/2026Vizita të pronës: 35