

Vile me qera ne mullet
Mullet - Gurrë - Kryezi, Mullet, Tiranë
Vilë ekskluzive me qira në Mullet, vetëm 10 minuta nga TEG dhe pranë Equos Resort. Pronë ideale për ata që kërkojnë komoditet, qetësi dhe privatësi, në një ambient të ri me hapësira të bollshme. Sipërfaqe ndërtimi: 120 m². Sipërfaqe trualli: 800 m². Vila organizohet në katin e parë me sallon, kuzhinë dhe 1 tualet, ndërsa në katin e dytë ka 2 dhoma gjumi. Trualli është i sheshtë dhe i shfrytëzueshëm. Prona ofron privatësi maksimale, pamje panoramike drejt Tiranës, vetrata me xham triplex, izolim termik dhe akustik, sistem kondicionimi Multisplit, parket druri dhe materiale cilësore. Vila është e re dhe dorëzohet e përfunduar dhe e mobiluar. Zonë e qetë me akses të lehtë, pranë Equos Resort.
Data e publikimit: 06/11/2026Vizita të pronës: 33