Remax Invest
Luminor Residence - photos
Luminor Residence - photos
Luminor Residence - photos
Luminor Residence - photos

+14

€4,000 /muaj

Vilë 3+1 me qera në Teg, Tiranë – 359m², 4,000€

Jepet me qira super vile te Luminor Residence

Teg, Luminor Residence, Tiranë

3 Dhoma
4 Banjo
359

Pershkrimi i pronës

Vila pozicionohet në Luminor Residence, një nga komplekset rezidenciale më elitare pranë TEG, i konceptuar sipas standardeve bashkëkohore të ndërtimit. Ky rezidencë ofron siguri të garantuar 24/7, privatësi maksimale dhe një ambient të gjelbëruar që krijon kushte ideale për një jetesë komode familjare. Vendndodhja është strategjike, vetëm disa minuta nga TEG, duke ofruar balancën perfekte mes qetësisë dhe aksesit të shpejtë me qytetin. Cmimi: 4.000 Euro/neto (Tatimi ne burim i takon qiramarresit). Të dhëna mbi vilën: Strukturë 4-katëshe (3 kate mbi tokë + 1 kat nëntokë); Sipërfaqe banimi: 312 m²; Sipërfaqe ndërtimi: 359.2 m²; Verandë: 47.2 m²; Truall: 258 m²; Parkim: 25 m² (2 poste parkimi); Orientim: Lindje Jug Perëndim. Vila vjen e mobiluar me standarde të larta, e pabanuar më parë dhe e investuar me kujdes në çdo detaj. Pajisjet elektro-shtëpiake janë të markës Miele, ndërsa organizimi përfshin edhe ashensor të brendshëm për komoditet maksimal. Organizimi i brendshëm: Kati -1 (80 m²) - Dhomë kinemaje, Lavanderi, Depo, Ambient teknik, Tualet. Kati 0 (84 m²) - zona e ditës open space: Ambient ndenje, Kuzhinë, Hapësirë e bollshme ditore, Dalje direkte në verandë. Kati 1 (85 m²) - 2 dhoma gjumi, secila me garderobë dhe tualet privat, korridor shpërndarës funksional. Kati 2 (63 m²) - Suitë matrimoniale, Garderobë, Tualet, Verandë me pamje të hapur. Detaje shtesë: Vilë e tipit e bashkangjitur, investim cilësor në çdo ambient, e pabanuar më parë, orientim ideal që siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, oborr i sistemuar dhe i gjelbëruar, parkim për 2 automjete në hyrje. Per nje vizite ne prone na kontaktoni!!


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • gardenLulishte

Statistika

Data e publikimit: 07/08/2026Vizita të pronës: 142


Harta


Agjenti

Remax Invest

Mario Remax Invest

Remax Invest

Rruga Kahreman Ylli, Tiranë


Dërgoja një miku


Prona të ngjashme