Vilë 4+1 me qera në Long Hill Rezidencë, Tiranë – 680m², 5,000€
Vilë - Për Qira - Long Hill Rezidencë, Tiranë
19
€5,000.00 /muaj
Long Hill Rezidencë, Tiranë
4 Dhoma
4 Banjo
680
Pershkrimi i pronës
Ofrohet super vilë me qira, 5 minuta larg qendrës tregtare TEG, në një nga rezidencat më prestigjioze në zonë. Vila ka sipërfaqe totale 680 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 440 m². Është e organizuar në 3 kate, ku kati i parë përfshin ambientin open space, aktualisht bosh dhe i përshtatshëm sipas dëshirës së qiramarrësit. Kati i dytë është pjesa lidhëse e gjithë vilës dhe hyrja kryesore. Në këtë kat gjenden 4 dhoma gjumi, njëra me tualet të dedikuar, si dhe një tualet i përbashkët. Në katin e tretë ndodhet dhoma e ndenjjes dhe kuzhina, një tualet si dhe një ballkon. Në lidhjen mes dy kateve gjendet edhe një tjetër tualet që mund të përdoret si lavanderi. Vila është në proces mobilimi; kuzhina dhe dollapët në dhomat e gjumit janë të vendosura. E pajisur me panele fotovoltaike dhe sistem chiller për ngrohje/ftohje qendrore, vila kombinon komoditetin me eficiencën energjetike. Ka dritare panoramike, ballkone dhe një oborr privat me 2 vende parkimi. Në çmim është i përfshirë edhe tatimi në burim prej 15%.
Veçori te pronës
Ballkon
Hapsire parkimi
Ngrohje qendrore
Lulishte
Statistika
Data e publikimit: 15/05/2026Vizita të pronës: 227