Ofronim në qera kat i një vile me 2 dhoma gjumi dhe 2 tualete pranë Liqenit të Tiranës. Ky kat i veçantë i vilës ka sallon ndenjeje me hyrje në ballkon, kuzhinë të veçuar, 2 ballkone dhe parkim të dedikuar. Vendndodhja e tij në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar afër Liqenit të Tiranës e bën të përshtatshme për familjet që kërkojnë komoditet dhe privatësi. Kontaktoni për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë.