

🏢 Jepet Me Qira Ambient Komercial | Liqeni I Thatë
Liqeni i Thatë, Tiranë
Në një nga zonat më të preferuara dhe në zhvillim të Tiranës, Liqeni i Thatë, ofrohet për qira një ambient komercial me sipërfaqe totale 143.5 m², 15 m² fasadë xhami, ideal për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme të biznesit. Ambienti ndodhet në katin 0, buzë rrugës kryesore, në një pozicion të favorshëm, të rrethuar nga biznese, shërbime dhe facilitete të shumta. Ka sipërfaqe neto 134.5 m², fasadë frontale xhami që ofron ndriçim natyral dhe ekspozim maksimal. Ambienti është i pamobiluar dhe i përshtatshëm për zyra, showroom, klinika, studio profesionale apo aktivitete të tjera shërbimi.
Data e publikimit: 20/10/2026Vizita të pronës: 84