




+2
Japim Me Qira Apartament Tek Liqeni I Thate!
Liqeni i Thatë, Tiranë
Japim me qira apartament komod dhe të mirëorganizuar në zonën shumë të kërkuar të Liqenit të Thatë. Apartamenti ndodhet në katin e dytë dhe ka një organizim funksional që ofron rehati maksimale. Salloni i bollshëm është i konceptuar së bashku me kuzhinën, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe praktik për jetesën e përditshme. Mundësi parkimi në sheshin e pallatit. Prona përbëhet nga 2 dhoma gjumi të rehatshme, 2 tualete, 2 ballkone që ofrojnë ndriçim dhe ajrosje natyrale, si dhe mobilim të mirëmbajtur dhe cilësor. Apartamenti ndodhet në një zonë të qetë, shumë pranë faciliteteve kryesore, ambienteve rekreative dhe Liqenit të Thatë, ideale për një stil jetese të qetë dhe cilësor.
Data e publikimit: 07/10/2026Vizita të pronës: 78