



+13
Jepet me qira vilë me pishinë private – Liqeni i Thatë
Liqeni i Thatë, Tiranë
Jepet me qira vilë luksoze me pishinë private në rezidencë të re – Liqeni i Thatë. Jepet me qira një vilë moderne dhe elegante, e pozicionuar në një rezidencë private të re në zonën prestigjioze të Liqenit të Thatë. Me një sipërfaqe ndërtimi prej 186 m² dhe parcelë 177 m², kjo pronë ofron standard të lartë ndërtimi, privatësi dhe komoditet maksimal. Vila organizohet në tre nivele: Kati përdhes: Sallon i bollshëm me kuzhinë në koncept të hapur, një tualet dhe dalje direkte në verandë dhe pishinën private verore. Kati i dytë: Tre dhoma gjumi, garderobë dhe dy tualete. Kati -1: Dy dhoma teknike, një depo për pajisje dhe një tualet. Prona disponon 2 poste parkimi brenda vilës, duke garantuar komoditet dhe siguri maksimale. E vendosur në një rezidencë ekskluzive, vila ofron një ambient të qetë dhe të sigurt, me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës, Liqenit Artificial dhe të gjitha shërbimeve kryesore. Çmimi i qirasë ështe bruto.
Data e publikimit: 29/07/2026Vizita të pronës: 170