Vilë 3+1 me qera në Liqeni i Thatë, Tiranë – 318m², 4,000€
Vile per qira ne rezidence private, prane Liqenit te Thate!
30
€4,000.00 /muaj
Liqeni i Thatë, Tiranë
3 Dhoma
3 Banjo
318
Pershkrimi i pronës
Në një nga rezidencat më të qeta dhe ekskluzive të zonës së Liqenit të Thatë, ofrohet për qira kjo vilë moderne, e sapomobiluar dhe e pabanuar më parë, e projektuar për të ofruar komoditet maksimal dhe standarde të larta jetese. Vila është e organizuar në katër nivele: Kati -1 përfshin dy poste parkimi të mbyllura dhe ambientin e lavanderisë, të pajisur me lavatriçe dhe tharëse. Kati përdhe përbëhet nga një sallon i bollshëm dhe plot dritë natyrale, i integruar me kuzhinën moderne, e cila është e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e markave më të njohura. Në këtë kat ndodhet gjithashtu edhe tualeti i ditës. Kati i dytë organizohet në dy dhoma gjumi, një tualet dhe dalje në verandë, e cila ofron një hapësirë të gjelbëruar ideale për relaks dhe momente qetësie. Kati i tretë është dedikuar tërësisht suitës matrimoniale, e cila përfshin garderobë të veçantë dhe tualet privat. Prona është ndërtim i ri, e mobiluar me kujdes dhe me mobilim bashkëkohor. Vila disponon sistem ngrohje-ftohje Chiller, panele diellore për eficiencë energjetike dhe të gjitha kushtet për një jetesë komode dhe cilësore. Elektroshtepiaket jane te gjitha te sjella nga jashte. Qira: 4,000 Euro neto/muaj
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Lavatrice
Tharës robash
Ngrohje qendrore
Kitchen Area
Statistika
Data e publikimit: 26/06/2026Vizita të pronës: 184