




+4
Vilë me Qira – Liqeni i Thatë, Tiranë
Liqeni i Thatë, Tiranë
Ofrohet me qira një vilë moderne, pranë Liqenit të Thatë, një nga zonat më të kërkuara për qetësi, privatësi dhe akses të lehtë me qytetin. Prona jepet me qira afatgjatë dhe përfaqëson një standard të lartë jetese, duke ofruar hapësira të bollshme dhe organizim funksional në tre kate. Detajet e pronës: • Çmimi: 4,500 € / muaj • Afati minimal: 2 vite Organizimi i vilës: Kati 0 – Hapësira funksionale: • Ambient pritjeje • Ambient multifunksional (palestër / kinema / zyrë) • Dhomë teknike • Magazinë • 1 tualet Kati 1 – Zona e ditës: • Sallon i bollshëm me oxhak me pelet • Kuzhinë dhe ambient ngrënieje me ishull • Dalje direkte në verandë • Verandë e madhe për relaks dhe aktivitete sociale • 1 tualet Kati 2 – Zona e natës: • 3 dhoma gjumi • 3 tualete private • Gardëroba në suitat kryesore • Master bedroom me tualet privat Karakteristika dhe avantazhe: • Rezidencë elitare me siguri 24/7 • Hyrje e kontrolluar dhe administrim profesional • Privatësi dhe qetësi maksimale • Ndërtim modern me standarde të larta • Ambient i përshtatshëm për jetesë familjare cilësore Për më shumë informacion dhe detaje mbi disponueshmërinë, na kontaktoni: +355 69 428 6063 marketingbritalb@gmail.com BritAlb Group – Your Dream. Your Investment. Our Mission.
Data e publikimit: 13/05/2026Vizita të pronës: 335