




+1
Qira, Vilë Moderne Individuale 3 Kate Me Oborr, Liqeni Thatë
Liqeni i Thatë, Tiranë
Vile moderne individuale me qira pranë Liqenit Artificial, Tiranë, në një nga rezidencat më të reja te Liqeni i Thatë. Prona është një rezidencë private, ndërtim i ri, me strukturë 3 kate. Ka sipërfaqe totale 710 m2, sipërfaqe ndërtimi 400 m2 dhe oborr të gjelbëruar 440 m2. Organizimi përfshin sallon të bollshëm me akses në oborr, ambient ngrënie, dhomë kuzhinë inkaso të veçuar, 5 dhoma gjumi (1 me garderob), 4 tualete inkaso (3 me dritare), depo/lavanderi dhe dhomë teknike. Vila është projektuar me arkitekt, me arredim premium, izolim termo-akustik, vetrata triplex, grila persiane, sistem kondicionimi VRF, panel diellor, parket druri inxhinierik, tavan të varur, ndriçim LED, sistem alarmi dhe sistem kamerash. Ka garazh të bollshëm, dy hyrje të dedikuara dhe mundësi për pishinë 9x4 m në oborr. Preferohen klientë familjarë ose të huaj, me kontratë minimale 2-3 vjet.
Data e publikimit: 04/05/2026Vizita të pronës: 248