Apartament luksoz 3+1 me qera në Kompleksi FZ, Tiranë – 116m², 1,500€
10
€1,500.00 /muaj
Kompleksi FZ, Liqeni i Thatë, Tiranë
3 Dhoma
2 Banjo
116
Pershkrimi i pronës
Jepet apartament me qira 3+1+2 te Liqeni i Thatë, Kompleksi FZ.
Apartamenti është totalisht i mobiluar me detaje luksoze si oxhak dhe verandë.
Apartamenti është i organizuar: hyrje me koridor, sallon ndenjeje me kuzhinë, verandë e madhe me hapje, ambient ndenjeje, koridor shpërndarës për 3 dhomat e gjumit, ku 2 janë me krevat dopio dhe të dyja me garderobë të dedikuar, si dhe njëra me tualet personal me ndriçim natyral + ballkon me pamje të lirë nga kodra. Gjithashtu ka dhe tualetin e ditës.
Apartamenti ndodhet në katin e 6-të (të fundit), me një pamje të lirë të Tiranës, në ajër të pastër, shumë larg zhurmës së përditshmërisë.
Apartamenti disponon 2 poste parkimi të mbyllura me qepen dhe kamera shumë të sigurta në katin -1.
Zona është tejet e qetë, me shumë facilitete si markete, kafene, kopshte, etj.
Pallati është shumë i mirëadministruar, 6-katësh, i viteve të fundit të ndërtimit, me sistem fasade të ventiluar, tepër cilësore për ngrohje-ftohje.
Statistika
Data e publikimit: 17/10/2025Vizita të pronës: 593