




+8
Apartament modern për qira tek Lake View
Lake View, Tiranë
Apartamenti ndodhet në katin e 11-të të një prej godinave më cilësore në zonën e liqenit të Tiranës. Ka 2 dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, 2 tualete dhe një verandë prej 18.6 m². Është totalisht i mobiluar, me mobilim cilësor, dysheme me parket, pajisje elektroshtëpiake të njohura dhe i projektuar nga arkitekt. Ndodhet në një kompleks cilësor, vetëm 1 minutë larg liqenit artificial dhe parkut, me akses të menjëhershëm në autostradë. Në çmim përfshihet një post parkimi.
Data e publikimit: 21/10/2026Vizita të pronës: 117
