Japim apartament për qira tek Komuna e Parisit.
Apartamenti ndodhet në katin e parë banim, në një godinë të re dhe organizohet në sallon ndenje bashkë me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, një tualet, korridori, i cili bën shpërndarjen mes ambienteve dhe ballkoni.
Orientimi është lindje, çka bën të mundur diell dhe ndriçim natyral në pjesën më të madhe të ditës.
Apartamenti është i rikonstruktuar, investuar së fundmi, si edhe arreduar me shumë cilësi.
Ka një pozicion mjaft të mirë pranë rrugës kryesore, si edhe ka të gjitha facilitetet afër, kopësht, shkolla, si dhe çdo shërbim social.
Apartamenti është disponibël më datë 1 tetor.
Prona disponon dokumentacion hipotekor të rregullt.
Për më shumë informacion dhe një vizitë në pronë, na kontaktoni!