



+12
Ofrojmë apartament 2+1+2 me post parkimi, tek Altana Luxury Residencem e pamje nga Kompleksi Dinamo!
Komuna e Parisit, Tiranë
Ofrojmë për qira një apartament të sapo mobiluar 2+1+2 me post parkimi, i vendosur në Altana Luxury Residence, me pamje relaksuese nga Kompleksi Dinamo! Ky apartament luksoz në katin e 8-të, me orientim Lindje–Jug, kombinon elegancën me rehati maksimale. Sipërfaqja totale prej 158.29 m² dhe neto 133.02 m² ofron hapësira të bollshme për jetesë komode. Apartamenti është i mobiluar me markat më cilesore dhe të preferuara, duke krijuar një ambient luksoz dhe të sofistikuar, gati për banim. Organizimi i ambientit: • Sallon i gjerë ndenjeje bashkë me kuzhinën, ideal për momente relaksi. • 2 dhoma gjumi të ndriçuara natyrshëm, te dya me dalje në ballkon. • 2 tualete moderne inkaso. • 2 ballkone panoramikë me pamje të plotë nga Olimpiku. • 1 depo. Detaje mbi apartamentin: • Ndriçim LED modern që thekson elegancën e ambientit. • Parket cilësor dhe tavane të varura, miksim i stilit dhe funksionalitetit. • Izolim optimal dhe rehati. • Sistem kondicionimi Daikin për klimë perfekte gjatë gjithë vitit. Posti i parkimit ndodhet në katin -1 të ndërtesës, duke siguruar siguri dhe akses të lehtë. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, na kontaktoni dhe shijoni një eksperiencë unike banimi në zemër të Tiranës!
Data e publikimit: 10/02/2026Vizita të pronës: 363