Jepet me qira apartament 3+1+2 me parkim në Kompleksin Turdiu.
Jepet me qira apartament modern dhe i organizuar në mënyrë funksionale, i ndodhur në Kompleksi Turdiu, një nga komplekset rezidenciale të preferuara në Tiranë, pranë zonës së Fushës së Aviacionit. Kompleksi ofron ambiente të mirëorganizuara, hapësira të gjelbra dhe akses të lehtë në shërbime të ndryshme si dyqane, farmaci, kafene dhe parkim.
Apartamenti ndodhet në katin e 6 të një pallati të ri me ashensor, dhe organizohet në:
- Sallon ndenjeje të bollshëm së bashku me ambientin e gatimit
- 3 dhoma gjumi
- 2 tualete
- Post parkimi i përfshirë
Prona ofron ndriçim natyral, organizim praktik dhe ndodhet në një kompleks të mirëadministruar, duke e bërë një zgjedhje ideale për familje ose për persona që kërkojnë komoditet dhe qetësi në një zonë të zhvilluar të qytetit.