Jepet me qera apartament 1+1 tek Kompleksi Magnet, në zonën e 21 Dhjetorit, një nga zonat më të kërkuara dhe me akses të lehtë në Tiranë. Apartamenti ndodhet në pallat të ri dhe ofron kushte moderne për një jetesë komode. Organizimi përfshin sallon ndenjie së bashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Apartamenti është totalisht i mobiluar me mobilim të ri dhe bashkëkohor, i pabanuar më parë. Kompleksi ofron administrim të mirë, siguri dhe të gjitha facilitetet e nevojshme pranë si markete, bare, restorante dhe transport publik. Zgjidhje ideale për individë ose çifte që kërkojnë rehati dhe cilësi jetese. Per me shume informacion na kontaktoni!!