Kodra e Priftit - photos
Kodra e Priftit - photos
Kodra e Priftit - photos
Kodra e Priftit - photos

+8

€6,000 /muaj

Ndërtim i ri me qera në Kodra e Priftit, Tiranë – 233m², 6,000€

Ndërtesë - Për Qira - Kodra e Priftit, Tiranë

Kodra e Priftit, Tiranë

16 Dhoma
16 Banjo
233

Pershkrimi i pronës

Jepet me qira godinë moderne 4-katëshe te Kodra e Priftit, e përfunduar në vitin 2025, e projektuar posaçërisht për përdorim rezidencial dhe investim afatgjatë. Godina kombinon funksionalitetin, cilësinë e ndërtimit dhe komoditetin që kërkojnë qiramarrësit bashkëkohorë. Organizimi i brendshëm Godina përfshin gjithsej 16 apartamente, të shpërndara në mënyrë të balancuar në çdo kat: 13 apartamente tip 1+1, ideale për individë, çifte, studentë apo qira ditore. 3 apartamente tip 2+1, të përshtatshme për familje ose qiramarrës që kërkojnë hapësirë më të bollshme. Objekti është ndërtuar me standarde të larta: Xhama dopio/dublex për izolim akustik dhe termik të shkëlqyer Fasadë me sistem kapot, që rrit kursimin energjetik dhe mbrojtjen termike Izolim i plotë termik në të gjithë godinën Ashensor i ri, montuar në 2025, i shpejtë dhe i sigurt Punime të brendshme të realizuara me materiale cilësore dhe instalime të reja Apartamentet: Të gjitha apartamentet janë të pajisura me: Kuzhinë të mobiluar dhe të instaluar Sistem kondicionimi ne cdo sallon Hyrje të bollshme me ndriçim natyral Instalime elektrike dhe hidraulike të standardeve të fundit Hapësira funksionale dhe të ndara mirë Parkimi Godina ofron 7 poste parkimi private, të cilat rrisin ndjeshëm komoditetin dhe vlerën e saj. Këto poste janë të përshtatshme si për banorët ashtu edhe për përdorim të menaxhuar nga pronari. Përfitimet e godinës Objekt i ri, pa nevojë për investime shtesë Ideale për investim në qira afatgjata ose qira ditore (Airbnb/Booking) E përshtatshme për kompani, staf punonjësish, familje ose rezidencë kolektive Strukturë e rregullt dhe e menaxhueshme lehtësisht Zona e parkimit rrit shumë prakticitetin dhe kërkesën për qira Cmimi eshte 6000 euro neto Per nje vizite ne prone na kontaktoni!


Veçori te pronës

  • parkingHapsire parkimi
  • kitchen-areaKitchen Area

Statistika

Data e publikimit: 01/06/2026Vizita të pronës: 201



Dërgoja një miku


Prona të ngjashme