



+10
Ndërtesë Multifunksionale Me Qira – Pranë Residenca Kodra E Diellit, Tiranë
Kodra e Diellit, Tiranë
Ofrohet për qira ndërtesë multifunksionale në zonën e Kodrës së Diellit, e cila përfaqëson një mundësi të përshtatshme për aktivitete të ndryshme biznesi, falë organizimit të saj në 4 kate dhe fleksibilitetit të hapësirave. Prona ndodhet aktualisht në fazë përfundimtare të punimeve dhe ofron ambiente openspace, të cilat mund të përshtaten dhe organizohen sipas kërkesave të aktivitetit. Të dhënat e pronës: sipërfaqe neto 646.85 m², sipërfaqe bruto 846.85 m², ndërtesë me 4 kate, 20 ambiente/dhoma të planifikuara, gjithsej 22 tualete të planifikuara, 15 poste parkimi të jashtme në 200 m² truall, gropë ashensori deri në tarracë dhe tarracë e shfrytëzueshme me pamje. Kati 0 përfshin recepsion, holl pritjeje dhe 2 tualete. Katet e tjera përbëhen nga ambiente openspace të ndara në 20 dhoma, të përshtatshme për organizim dhe përshtatje sipas funksionit të biznesit. Ndërtesa është e përshtatshme për hotel, hostel, klinikë, zyra, qendër biznesi ose aktivitete të tjera multifunksionale. Çmimi është neto.
Data e publikimit: 03/10/2026Vizita të pronës: 65