Vilë 4+1 me qera në Kodra e Diellit, Tiranë – 343m², 6,000€
Vilë Luksoze me Qira – Kodra e Diellit, Tiranë
10
€6,000.00 /muaj
Kodra e Diellit, Tiranë
4 Dhoma
4 Banjo
343
Ka certifikatë pronësie
Pershkrimi i pronës
Ofrohet për qira një vilë luksoze private në një nga zonat më ekskluzive dhe të kërkuara të Tiranës, Kodra e Diellit. E projektuar me standarde të larta jetese, kjo pronë kombinon elegancën, komoditetin dhe privatësinë në një ambient të qetë dhe prestigjioz. Vila organizohet në 4 kate (-1, 0, 1, 2) dhe ofron një sipërfaqe totale ndërtimi prej 350 m², me ambiente të bollshme, organizim funksional dhe hapësira të dedikuara për një stil jetese premium. Kati -1: Garazh privat me 2 poste parkimi, Dhomë teknike, Depo, Ambient shërbimi. Kati 0: Verandë elegante, Pishinë private, Oborr i gjelbëruar, Sallon i madh, Kuzhinë e veçuar, Tualet. Kati 1: Dy dhoma gjumi të bollshme, Dhomë matrimoniale master me tualet privat dhe garderobë, Dhomë fëmijësh, Tualet. Kati 2: Dhomë e madhe multifunksionale, Verandë e bollshme, Tualet, Dhomë shtesë. Karakteristikat: Sipërfaqe ndërtimi 350 m², Vilë private luksoze 4-katëshe, Pishinë private, Oborr 200 m2, Palester, Parkim privat për 2 automjete. Përparësitë: Pozicionim në zonën më prestigjioze të Tiranës, Privatësi dhe siguri maksimale, Ambient i qetë, Ideale për familje që kërkojnë luks, hapësirë dhe komoditet.
Veçori te pronës
Hapsire parkimi
Lulishte
Ballkon
Statistika
Data e publikimit: 04/08/2026Vizita të pronës: 186