



+2
Apartament - Për Qira - Kodra e Diellit 1, Tiranë
Kodra e Diellit, Kodra e Diellit 1, Tiranë
Apartament 1+1 me qira në Kodrën e Diellit, pranë hyrjes së Rezidencës Kodra e Diellit. Jepet me qira apartament elegant 1+1 në kompleksin rezidencial të Kodrës së Diellit 1, një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, e njohur për qetësinë, sigurinë dhe cilësinë e lartë të jetesës. Organizimi i apartamentit: sallon i bollshëm me ambient ngrënie, kuzhinë moderne dhe funksionale, 1 dhomë gjumi komode, 1 tualet, ballkon dhe mobilim cilësor e i mirëmbajtur. Apartamenti karakterizohet nga ndriçimi natyral, hapësirat e organizuara me kujdes dhe komoditeti që ofron për një familje ose profesionistë që kërkojnë një ambient modern dhe të qetë.
Data e publikimit: 16/10/2026Vizita të pronës: 55