



+5
Apartament - Për Qira - Kodra e Diellit 1, Tiranë
Kodra e Diellit 1, Tiranë
Apartament 2+1+2 me Qira në Kodrën e Diellit 1 me post parkimi të përfshirë. Jepet me qira apartament elegant 2+1+2 në kompleksin rezidencial të Kodrës së Diellit 1, një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, e njohur për qetësinë, sigurinë dhe cilësinë e lartë të jetesës. Organizimi i apartamentit: sallon i bollshëm me ambient ngrënieje, kuzhinë moderne dhe funksionale, 2 dhoma gjumi komode, 2 tualete, ballkon, mobilim cilësor dhe i mirëmbajtur, si dhe post parkimi i përfshirë në çmim. Apartamenti karakterizohet nga ndriçimi natyral, hapësirat e organizuara me kujdes dhe komoditeti që ofron për një familje ose profesionistë që kërkojnë një ambient modern.
Data e publikimit: 14/10/2026Vizita të pronës: 54